Trajneri i Granadas, Diego Martinez, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Teutën. Tekniku që drejton ekipin e La Liga-s ka vlerësimet më të larta për durrsakët, madje duke barazuar mentalitetin e dy ekipeve për të luajtur si një grup i vetëm dhe për të mbërritur te suksesi.
Në bazë të raportimit nga ana e “Supersport”, Diego Martinez e di faktin se Teuta luan do të luajë në mbrojtje për pjesën më të madhe të kohës dhe do të kërkojë shfrytëzimin e kundërsulmeve të saj. Në dukje mbetet një mision i vështirë, por asnjëherë nuk mund të quhet i pamundur, deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.
“Teuta? Ekip që ka mbrojtje shumë të mirë dhe shfrytëzon kualitetet e saj. Nuk dua të përmend më tepër detaje. Më ka bërë shumë përshtypje rezistenca e tyre, mbrohen me shumë futbollistë dhe dinë të kundërsulmojnë.
Granada di të adoptohet ndaj kundërshtarit që ka përballë dhe do e shihni nesër. Presim një ndeshje të mirë dhe të marrim kualifikimin. Mentaliteti ynë është që të përballojmë sfidat si një skuadër e vërtetë. Të njëjtën frymë e kam vënë re që ka edhe Teuta. Do të jetë interesante si ndeshje”, u shpreh trajneri i Granadas. /Sport Ekspres/