Teuta ka gjetur shpejt pasardhësin e Renato Arapit. Pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të ish-kapitenit të ekipit, klubi durrsak ka nxituar për të zënë vendin e tij në krye të pankinës. Presidenti Hasanbelliu e ka bërë zgjedhjen e tij dhe drejtimi do i besohet Bledi Shkëmbit.
Ky i fundit ka qenë edhe më parë trajner i Teutës, ndërsa sezonin e shkuar ishte në krye të Dinamos. Prezantimi i Shkëmbit përpara mediave do të kryhet ditën e nesërme në orën 18:00./Halit Delibash-Sport Ekspres/