Teuta bën sërish prapakthehu në kohë vështirësie, sjell përsëri Martinin në krye të pankinës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Teuta gjendet në një periudhë krize në “Abissnet Superiore“. Klubi ka shfrytëzur ndërprerjen e kampionatit për të bërë ndryshime në krye të pankinës. Ditën e sotme është zyrtarizuar largimi i Bledi Shkëmbit, ndërsa “Supersport” mëson pasardhësin e tij.

Teuta bën sërish prapakthehu në kohë vështirësie. Klubi durrsak do të sjellë sërish Edi Martinin në stol. Trajneri shkodran ishte ai që i dhuroi bregdetarëve titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë dhe tashmë duket njeriu i duhur për ta sjellë në shina ekipin. Martini u largua nga drejtimi i skuadrës për t’i lënë vendin Arapit. Një skenar që ndodhi dy herë në një kohë të shkurtër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *