Pas largimeve të shumta të ndodhura në ditët e fundit, Teuta ka nisur nga puna për të përforcuar ekipin. Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore kanë bërë goditjen e madhe në merkato, teksa kanë arritur akordin me sulmuesin holandez, Arsenio Valpoort. Futbollisti 28-vjeçar ka përfunduar kontratën e tij me Ermis në Qipro dhe është gati për një eksperiencë të re.
Valpoort e ka nisur karrierën e tij në Holandë, ku ka debutuar në Eredivise me fanellën e Herenvenit. Gjithashtu në të shkuarën e tij sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur për Ëaalëijk dhe Almere City në Holandë, si dhe për Ferencvarosh në Hungari apo Beitar Jerusalem në Izrael./Halit Delibashi-Sport Ekspres/