“Terrori do nisë”, ISIS kërcënon Kupën e Botës

ISIS e ka bërë zakon që të përdorë rrjetet sociale për të kërcënuar futbollin, gjë që ndodh prej muajsh, por realisht duket si humor sportiv.

Sot grupimi terrorist ka kërcënuar se do të çojë vdekje dhe shkatërrim në Kupën e Botës, duke përdorur bomba me drone.

Videoja e fundit e propagandës terroriste tregon stadiume ruse që hidhen në erë, ndërsa dikush thotë: “Po ju vëzhgojmë. Kemi drone, po kërkojmë vendet e duhura dhe do sulmojmë”.


ISIS ka bërë thirrje për sulme terroriste nga kamikazë, me anë të disa posterave ku shfaqen stadiumet duke u hedhur në erë, si Fisht Olympic Stadium në Soçi, që mban 48,000 spektatorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *