Baloteli pezullohet në Francë, zor se kthehet më

Mario Baloteli ka premtuar se do të jetë një model për sjelljen, pas kthimit në kombëtaren italiane, por ndërkohë në Francë bëmat e tij nuk kanë fund.

Sulmuesi i Nicës është pezulluar për dy ndeshje në Ligën 1, dënim që do ta shlyejë në fillim të sezonit të ri, nëse do të qëndrojë në Francë, por kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë.

Liga Profesioniste e Futbollit në Francë konfirmoi të enjten se Baloteli do të mungojë për dy ndeshje, për shkak se vendosi që italiani simuloi në ndeshjen kundër Kaenit, duke çuar te dalja me karton të kuq e Ismael Diomande

Nica tashmë do të drejtohet nga Patrik Vieira, i cili ka deklaruar se pret që Baloteli të paraqitet për fazën përgatitore, por kontrata e sulmuesit ka përfunduar dhe tashmë Marseja e disa klube nga Seria A janë vënë në garë për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online