Tërmeti trondit “Selman Stërmasin”, Bylisi shënon në minutat e fundit ndaj Partizanit

Në këtë moment ndoshta futbolli është i fundit që dërgohet ndërmend, pas lëkundjeve sizmike të fuqishme që kanë tronditur gjithë kryeqytetin. Dy herë është ndërprerë edhe takimi mes Partizanit dhe Bylisit, ndërsa janë krisur edhe ambientet e brendshme të stadiumit.

Pavarësisht këtij kaosi, Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1. Goli i vetëm i ndeshjes për të kuqtë erdhi nga Peposhi, që ngatërroj portën duke i bërë dhuratën vendasve. Ndërsa surpriza dhe goditja e madhe për Partizanin erdhi në minutat e fundit, falë realizimit të Ntepes. /Sport Ekspres/

 

Përmbledhja e ndeshjes pjesa e parë, Partizani-Bylis 0-0

51′ Përfundon pjesa e parë që zgjati pafundësisht pas atij kaosi me lëkundjet e forta të tërmetit në kryeqytet.

45′ Mbyllet koha e rregullt. Partizani-Bylis 0-0. Ka 6 minuta shtesë.

40′ Një tjetër tërmet vjen në shtyllën e Partizanit, pas gjuajtjes së Qardakut nga goditja e dënimit. Hoxha ia hedh paq!

32′ Guindo realizon golin e parë të takimit, por anullohet nga gjyqtarët. Bylisi kërkon me protesta akordimin e realizimit, por pamjet filmike treguan se ishte vendimi i drejtë. Mbetet 0-0.

29′ Romero ka hapësirën e nevojshme brenda zonës, por gjuajtja e tij nga e djathta, nuk është e kordinuar saktë.

21’ Një goditje e fortë vjen nga Çinari, por ndalon Hidi me grushtimin e tij.

20′ Më shumë aksione të krijuara nga vendasit, por mungojnë goditjet në portë.

15′ Situatë kaotike në tribunë. Sërisht një lëkundje e fuqishme sizmike, por këtë herë zgjat më pak.

5′ Lëkundje të forta të tërmetit në kryeqytet. Ndërpritet ndeshja pasi ndihen në gjithë “Selman Stërmasin”.

1′ Nis takimi. Topin e parë e nisin vendasit.

Përpara ndeshjes

Bylisi do të luajë ndaj Partizanit në transfertë gjatë ditës së sotme, për javën e pestë të Superiores. Këtë herë do të tentohet vazhdimi i surprizës së madhe, pasi u mposht Skënderbeu dhe Kukësi. Trajneri Lerda ka lënë jashtë formacionit zyrtar Asanin, ndërsa ka surprizuar më së shumti edhe me skemën, ndërsa këtë herë do të luajë me 4-3-3.

Partizani: Hoxha, Trashi, Bitri, Belica, Mala, Romero, Telushi, Broja, Bardhi, Solomon, Cinari

Bylis: Hidi, Bicaj, Goxhaj, Ndreca, Ymeralilaj, Mëllugja, Ntepe, Turabov, Peposhi, Qardaku,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *