Tërmet te Luftëtari! Shefi i klubit dhe trajneri i portierëve braktisin ekipin para ndeshjes

Nuk kishte si të shkonte më keq se kaq aventura e Luftëtarit në Europa League. 180 minuta lojë, 8 gola të pësuar dhe shumë baste të luajtura. Këto janë verdiktet e fushës së blertë dhe drejtuesve të dy ekipeve. Gjirokastritit i japin fund me turp aventurës së tyre në Europë, pas humbjes me rezultatin e përgjithshëm 8-3 kundër Ventspilsit.

Disa nga figurat  e klubit gjirokastrit nuk pranuan të bëheshin pjesë e kësaj estrade. “Sport Ekspres” mëson me burime të sigurta pranë klubit gjirokastrit se trajneri i portierëve, Johan Mihajloviç dhe shefi i klubit, Gentian Nora, nuk kanë pranuar të qëndrojnë në stol.

Të dy janë larguar nga stoli për të mos parë estradën e turpit të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ata janë zëvendësuar nga zëdhënësi i shtypit, Rigels Malile dhe një trajner i gjetur në minutat e fundit. Atyre iu bashkua dhe Dejvi Bregu e braziliani Xhekson. Nuk dihet nëse të dy do të rikthehen më në stafin e Luftëtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *