Tërbuni ka mbyllur dje përgatitjet dhe është gati për ndeshjen që do të luaj sot në Shkodër me skuadrën e Vllaznisë B. Pukjanët e trajnerit Kreshnik Krepi janë në një formë të mirë dhe në këtë ndeshje synojnë që të bëjnë maksimumin për të dalë të fituar nga ndeshja me shkodranët. Aktualisht, pukjanët nuk janë në pozita të mira në tabelën e renditjes, ndaj edhe marrja e 3 pikëve është pozitive për ta por edhe për të realizuar synimin që kanë, kapjen e vendit të pestë. Pukjanët shpresojnë shumë edhe te gabimet e rivalëve të tyre, konkretisht Erzenit, Korabit apo Dinamos e Besës që janë ndalur. Ndaj edhe marrja e 3 pikëve, do t’i afronte shumë me pesëshen e parë.
Formacioni i mundshëm: Rexhepi, Beci, Balaj, Prendi, Shytani, Pepa, Saliaj, Mezini, Nimani, Hoxha, Shaba.
Trajner: K. Krepi.