Pukjanët janë grumbulluar dje në mbrëmje në qytetin e Pukës. Skuadra e trajnerit Kreshnik Krepi e ka vlerësuar sfidën e sotme me kryesuesit krutanë, të cilët aktualisht janë edhe ekipi më i mirë në Grupin A, duke kryesuar renditjen me plotë 9 pikë, por edhe duke pasur në përbërje shumë futbollistë cilësorë.
Tërbuni ende nuk e ka provuar shijen e fitores, ndërsa trajneri Krepi bashkë edhe me stafin e tij janë optimistë se tri pikët e para do të vijnë sot në përballjen me krutanët. Pukjanët e kanë nisur garën me pretendime, por deri më tani kanë vetëm dy pikë. Ata kanë barazuar me Vllazninë B dhe Besëlidhjen si dhe janë mundur në Kavajë.
Formacioni i mundshëm: Rexhepi, Shytani, Balaj, Prendi, Beci, Nimani, Pepaj, Shaba, Saliaj, Hasa, S. Hoxhaj. Trajner: K. Krepi.