Tërbuni-Besëlidhja nuk luhet, moti i keq paralizon Pukën

Shi i furishëm, për orë të tëra, ndaj në Pukë nuk është luajtur dot sfida Tërbuni-Besëlidhja.

Në fakt, skuadrat kanë kryer nxehjen dhe kanë pritur gjatë me zyrtarët e ndeshjes, me shpresën se moti do të përmirësohej.
Megjithatë, era e fortë dhe rrebeshi i pandalshëm e bënë të pamundur të luhej, duke parë fushën e mbuluar nga uji, aq sa në shumë vende topi nuk përplasej fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *