Teoria konspirative merr jetë sërish, Guardiola i përndjekur nga mallkimi shaman në Afrikë: Nuk ka për ta fituar kurrë Champions League

Manchester City nuk ia arriti që të prekte finalen e Champions League, pavarësisht se ishte shumë afër saj. Dy golat në minutën e fundit nga Rodrigo do të dërgonte ndeshjen në shtesa, ku më pas Benzema vulosi historinë e përballjes. Qytetarët kishin edhe fatin kundër, teksa iu afruan golit në minutat e shtesë që do t’i jepte mundësinë për të arritur te ruleta ruse.

Por çfarë po ndodhë me Guardiolën në Champions League? Manchester City i ka plotësuar çdo dëshirë të mundshme me transferimin e lojtarëve, ndërsa rezultati në fund është zhgënjyes pasi nuk po arrihet në asnjë sezon që të fitohet Champions League.

Nëse kthehemi pak pas në kohë, do të gjejmë edhe një deklaratë të menaxherit të Yaya Toure. Teksa pretenduan një raciz.ëm nga ana e Guardiolës, si arsyeja kryesore se përse lihej mesfushori në fjalë jashtë ekipit, do të vinte edhe deklarata e guximshme e menaxherit të Toure: “Jam i sigurt që shumë afrikanë me besimin e tyre shaman nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë “Champions League” në të ardhmen. Do të jetë si mallkimi afrikan për Guardiolën. Koha do ta tregojë nëse kam të drejtë apo jo”.

Shamanizmi është një praktikë fetare që besohet në Azi dhe Afrikë, ndërsa deri tani koha po i jep të drejtë menaxherit të Yaya Toure për “bastin” e hedhur me Guardiolën. Një deklaratë kjo që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale së fundmi, pasi kur nuk ka një shpjegim të saktë për mënyrën sesi dështohet në vite radhazi, teoritë konspirative marrin sërish jetë. Një mallkim afrikan mbi Guardiolën, a mund të jetë kjo arsyeja? /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *