Teoria konspirative/ Identike si në 2016, Shqipëria shpall fituesin e finales së EURO24 para kohe

“It’s coming home”! Këtë herë po, do të ndodh vërtet nëse merr jetë teoria konspirative e orëve të fundit. Teksa jemi fare pak larg finales së madhe të Europianit të Gjermanisë, Spanjë-Angli, një variant i mundshëm i fitores së anglezëve, do të bënin të gjithë supersticiozët që në të ardhmen kur Shqipëria të marrë sërish pjesë në Europian, ta shohin me kujdes grupin e kuqezinjëve.

Arseja? Në vitin 2016, Shqipëria ndodhej në grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Në atë kohë Shqipëria dhe Rumania u eliminuan nga grupi, ne nuk arritëm dot që të kalonim si një nga vendet e treta më të mira, pavarësisht se kalojnë 4 vendet e treta më të mira nga 6 grupe.


Kështu edhe këtë herë në vitin 2024, teksa në grupin tonë u elimuan dy ekipe, Shqipëria dhe Kroacia, sërish grupi ynë nuk arriti të nxjerrë ekipin e vendit të tretë më të mirë. Për të vazhduar më tej, në vitin 2016, Zvicra e vendit të dytë do të eliminohej direkt pas fazës së grupeve, në 1/8-at.

Ndërkohë në 2024, ishte Italia që u eliminua menjëherë nga faza e grupeve, në 1/8-at dhe për ironi të fatit, nga Zvicra. Dhe për ta përmbyllur, Franca që ndodhej në grupin e Shqipërisë në 2016 arriti në finalen e kampionatit europian, atje ku humbi ndaj Portugalisë.

Për momentin është Spanja e grupit tonë që ka mbërritur deri në finale dhe nëse kjo teori do të përmbushet, Spanja do të humbasë finalen e saj kundër Anglisë. Përtej kësaj teorie, në fakt është edhe një tjetër logjikë që e mbështet.

Thuajse asnjëherë nuk ka pasur një fitues të një kompeticioni të tillë që të bëjë një rrugë kaq fantastike sa Spanja, që të fitojë të gjitha ndeshjet dhe të mos gabojë kurrë në një moment gjatë turneut. Spanja jo vetëm që e ka bërë në përsosmëri, por ka kaluar pa shumë vështirësi edhe rivalët më të mëdhenj teksa pati një grup të vështirë me Italinë, Kroacinë, Shqipërinë, vazhdoi rrugën më tej me Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Francën. A do të jetë sot rasti ku Spanja do të gabojë? Vetëm se këtë herë, nuk ka kthim…