Pasditja e sotme nuk ka qenë aspak e këndshme për Stefan El Sharaui. Lojtari i Romës ka tërhequr vëmendje në Itali, por këtë herë jo në fushën e lojës. Një grabitës theu xhamin e makinës së 29-vjeçarit dhe tentoi të vidhte kështu “faraonin”. Por ky i fundit ka reaguar menjëherë duke marrë rolin e policit.
El Sharaui ndjek hajdutin në rrugët e Romës, duke ia dalë që në fund ta neutralizojë dhe ta mbajë nën kontroll deri në momentin që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit. Gjithçka ndodhi në në rrugën Afrika e Jugut në kryeqytetin italian, ndërsa personi që përfundoi nën prangat e policisë ishte një shtetas kilian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/