Tensioni pas zëvendësimit, Pioli flet për Ibrahimoviç: Më tha diçka dhe nuk e kuptova, por unë jam trajneri

Nga Klaudio Ndreca

Stefano Pioli ka folur pas tensionit me Zlatan Ibrahimoviç në momentin e zëvendësimit të suedezit. Kur Milani ishte duke fituar në shifrat 4-1 ndaj Bolonjës erdhi edhe largimi i këtij lojtari për t’i lënë vendin Leaos. “Pioli, herë tjetër zëvendëso futbollistët e tjerë. Duhej të shënoja unë”, ishin fjalët e thëna nga ana e sulmuesit që nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e teknikut.

Kjo është zbuluar nga ana e gazetarëve pasi vetë trajneri shprehet se nuk e ka dëgjuar diçka të tillë. Duke kujtuar se e drejton Milanin, Pioli nuk mund të lërë pa përmendur edhe rëndësinë e madhe që ka Ibrahimoviç te ekipi.

“Ibrahimoviç më tha diçka pas zëvendësimit dhe unë nuk e kuptova. Por është normale, donte që të luante. Ka ardhur pas një dëmtimit dhe unë jam trajneri, më duhet që ta ruaj. Sepse më duhet të ruaj energjitë e të gjithëve këtu deri në fundin e kampionatit”, u shpreh Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *