Tensioni dhe fjalët me tifozët, Fili e sqaron: Nuk ishte përplasje, faleminderit për kritikat tuaja

Menjëherë pas përfundimit të takimit mes Luftëtarit dhe Tiranës, e mbyllur në shifrat 0-3, ka pasur edhe një moment tensioni te bluzinjtë. Realdo Fili ishte lojtari që vrapoi drejt tifozëve të Luftëtarit dhe kishte diçka për të sqaruar me tifozët, ndërsa lojtarët e tjerë po mundoheshin që ta largonin.

Por asnjë përplasje e madhe, të paktën sipas asaj që shprehet Realdo Fili. Nëpërmjet një reagimi të ardhur prej tij, shprehet se ishte vetëm një bisedë për tifozerinë, teksa i falenderon për mbështetjen dhe kritikat e marra.

“Tifozat janë pjesë më e rëndësishme e futbollit, prandaj jam i detyruar që të përgënjeshtroj që kam pasur një përplasje me tifozerinë tonë. I gjithë tensioni ka ardhur sipasojë e rezultateve dhe në bisedën me tifozët, i kam kërkuar durim dhe mbështetje, siç kanë bërë gjithmonë, deri në momentin e kthesës. Unë si lojtar profesionist respektoj tifozët dhe i falenderoj për mbështetjen, gjithashtu për kritikat”, shkruan Fili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online