Moment i zi për Vllazninë, që ka humbur edhe sot ndaj Skënderbeut, ndërsa pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka ka debatuar me gazetarët shkodranë, i pakënaqur me një pyetje që kërkonte pse pësohen shumë gola nga e majta e mbrojtjes. Një debat i vazhdueshëm, tek i cili Gjoka ka këmbëngulur shpesh, ka qenë ai i kritikave ndaj lojtarëve të caktuar, pasi trajneri nuk pranon që të goditën lojtarë të veçantë, shpesh edhe në mënyrë tendencioze, ndaj na nisur një polemikë dhe Gjoka ka ndërprerë intervistën.
Vllaznia ka dalë me vonë me një deklaratë për mediat, ku është munduar të ulë tensionin dhe të kërkojë bashkëpunim me mediat, pa qenë nevoja që të ketë debate.
“Klubi i Futbollit “Vllaznia” vlerëson kontributin e gazetarëve dhe medias në Shkodër në dobi të sportit dhe zhvillimit të tij. Çdo herë klubi “Vllaznia”, trainerët, stafi teknik dhe sportistët kanë qenë të gatshëm në komunikim publik me median duke dhënë informacion për vështirësitë dhe sfidat.
Pas përfundimit të ndeshjes me Skenderbeun, si zakonisht traineri i Vllaznisë z. Ernest Gjoka ka qënë i gatshëm ti përgjigjet gazetarëve.
Por sot komunikimi ka qenë i vështirë, ndoshta edhe prej rrethanave të krijuara ditën e sotme.
Kësaj i duhet shtuar edhe situata jo e mirë që po kalon ekipi me dy humbje rradhazi në “Loro Boriçi” dhe pozicionin në renditjen në Supërligë. Të gjitha këto, duhet të kenë ndikuar në reagimin e sotëm të trainerit Gjoka.
Jemi të bindur se ajo që ka ndodhur sot, është vetëm një episod pas një ndeshje sfiduese dhe psikologjikisht të zorshme. Vazhdojmë të kemi bindjen se gazetarët dhe mediat kanë një rol të pazëvendësueshëm për pasqyrimin e punës tonë, duke shpresuar që të gjithë bashkë, shumë shpejt të mbështesim Vllazninë në nivelin ku e dëshirojmë të gjithë.
Klubi i Futbollit “Vllaznia” vlerëson kontributin e gazetarëve dhe medias në Shkodër në dobi të sportit dhe zhvillimit të tij. Çdo herë klubi “Vllaznia”, trainerët, stafi teknik dhe sportistët kanë qenë të gatshëm në komunikim publik me median duke dhënë informacion për vështirësitë dhe sfidat.