Në Kosovë ka shpërthyer tensioni pas ndeshjes mes Gjilanit dhe Prishtinës, që u fitua me shidrat 2- nga ekipi i Mezanit. Por gjykimi i takimit ka lënë të pakënaqur stafin e skuadrës kryeqytetase, që pas vërshëllimës së fundit kanë shkuar të debatojnë me arbitrat. Debati ka zgjatur gjatë dhe me tone të larta, gjë që ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë. Madje forcat e rendit kanë përdorur edhe spraj lotsjellës në fytyrën e trajnerit Armend Dallku.
Ish-futbollisti i Kombëtares ka shpërthyer në ulërima pas atij momenti, ndërsa në intervistën për “Supersport” ka shprehur pakënaqësitë e tij për arbitrimin. Më tej shton se “hakmarrjen” ia lë në dorë Zotit.
“Është një sjellje kriminale, në fillim e arbitrave në fushë dhe më pas e atyre që më hodhën spraj në sy. Unë akoma tani nuk arrij të shoh mirë dhe nuk e kuptova pse duhej përdorur spraj ndaj meje, që po debatoja normalisht me arbitrat. Zoti ua marrtë hakun 10 herë më rëndë atyre që më trajtojnë kështu”, u shpreh Armend Dallku.