Tension dhe sherr me tifozët, Monçi: Do t’ju marr të gjithëve në ekip!

Eliminimi kundër Portos ka shkaktuar zemërim të madh te Roma dhe tifozët e saj. Presidenti Palota nuk u kursye aspak dhe akuzoi arbitrat e mos ndërhyrjen e VAR-it te rasti i Patrik Shik. Ndeshja shkoi në shtesë dhe u desh ndërhyrja e VAR-it në minutat e fundit për t’i dhuruar një penallti Portos.

Vendasit shënuan, por Roma mund të barazonte ndeshjen në fund. Ndaj sulmuesit çek u shkaktua një ndërhyrje e parregullt. Moment paniku në stadium, por për fatin e tyre të mirë dhe fatin e keq të Romës, arbitri turk as që tentoi ta shihte episodin në fjalë. Eusebio Di Françesko nuk ka dhënë asnjë koment pas ndeshjes, ndërsa nuk ka ndërruar asnjë fjalë me askënd gjatë kthimit për në kryeqytet.

Ndryshe nga ndodhur me drejtorin sportiv të klubit. Monçi është kapur me disa tifozë, të cilët i kanë kërkuar shpjegime dhe e kanë akuzuar për ndërtimin e një ekipi të dobët. Epik reagimi i spanjollit: “Ju po ju, ju jeni të aftë. Për 6 muaj do të vij për t’iu marrë në ekip një nga një”. Tifozët kanë replikuar menjëherë, duke i kërkuar Monçit që të heshtë dhe të largohet.

Monçi

Gjatë ditës së sotme ka ardhur dhe reagimi i spanjollit, i cili ka komentuar në “Twitter”, duke sqaruar të vërtetën dhe duke u kërkuar falje tifozëve. “Kam lexuar që fjalët e mia janë keqinterpretuar. Është e vërtetë, ka patur një moment nervozizmi si pasojë e zhgënjimit të madh që kemi pësuar të gjithë. Ju kërkoj falje të gjithë tifozëve, sidomos atyre që ishin në aeroport në ato momente. Forca Roma“, përfundon Monçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online