Erik Ten Hag la treguar se ka autoritet të palëkundur. Trajneri holandez po vendos me dorë të hekurt në krye të Manchester United-it. Ish-trajneri i Ajax-it po dëshmon se nuk do t’ja dijë për emrin apo të shkuarën e futbollistëve që ka në ekip. Ten Hag la në stol një nga më të mirët e historisë së futbollit, Cristiano Ronaldon, duke e detyryar që të largohej nga “djajtë e kuq”.
I njëjti fat duket se e pret edhe Harry Maguire-n. Futbollisti anglez vendosi rekord në Premier League pak vite më parë, duke u shndërruar në mbrojtësin më të shtrenjtë me transferimin e tij nga Leicester-i. Por këtë sezon Maguire ka humbur vendin e titullarit në skuadër dhe duket se largimi është e vetmja rrugë për të./Sport Ekspres/