Mbrëmë, Manchester United mposhti Liverpool 2-1 në një derbi të madh. “Djajtë e Kuq” arritën të marrin një fitore të rëndësishme ndaj rivalit të tyre më të madh, e cila kompensoi mërzitjen e tifozëve në fillim të sezonit ndaj Brighton dhe Brentford.
United u mposht fillimisht në shtëpi nga Brighton, më pas pësoi një katastrofë jashtë shtëpisë ndaj Brentford që i mundi me shifrat 4-0. Megjithatë, përveç humbjes, gjëja më e vështirë për trajnerin Erik ten Hag ishte se lojtarët e tij dukeshin krejtësisht të ngrirë në fushë dhe kundërshtarët i mposhtën në të gjitha aspektet.
Ten Hag u shqetësua veçanërisht nga fakti se lojtarët e Brentford vrapuan deri në 13 kilometra më shumë se lojtarët e United dhe eksperti holandez i ndëshkoi ata që në seancën e parë stërvitore pas asaj disfate.
Lojtarëve të Unitedit iu desh të vraponin deri në 13 kilometra gjatë asaj seance stërvitore, gjë që ishte një dënim brutal nga Ten Hag, për të kompensuar kilometrat që nuk përshkruan ndaj Brentford.
Rezultat u dha menjëherë ndaj Liverpool. Duket si një dënim i shkollës së vjetër të futbollit, por lojtarët e Manchester United vrapuan gati 19 kilometra më shumë se lojtarët e Liverpool dhe diferenca është vërtet e madhe. Futbollistët vendas përshkruan në total 113.8 kolmetra, ndërsa djemtë e Klop vetëm 95.6 kilometra. /Sport Ekspres/