Bruno Telushi ka folur vetë ditën e sotme, në lidhje me lajmin se trajneri Skënder Gega nuk e ka në listën e lojtarëve të preferuar për sezonin e ardhshëm.
Me një postim në Facebook, Telushi ka mohuar gjithçka, duke i quajtur shpikje gazetareske për përfitime personale.
Mesfushori vlonjat u transferua në janar të Partizani, duke luajtur vetëm 10 ndeshje për shkak të një dëmtimi që e la jashtë për një periudhë të gjatë.
“Marr shkas nga një lajm që është publikuar sot në media të shkruaj dy fjalë dhe të sqaroj tifozët e Partizanit dhe mbarë opinionin publik që disa njerëz të fushës gazetareske kërkojnë të trazojnë frymën e mirë të grupit që ka krijuar trajneri për përfitime personale të miqve të tyre dritëshkurtër në lidhje me futbollin. Unë bëj thirrje që futbolli luhet në fushë dhe jo nëpër portale e gazeta! Grupi dhe atmosfera e klubit është më e fortë se kurrë për të mirën e Partizanit dhe të gjithë sportdashësve të tij: “Unë jam ushtar i besës nuk e lëshoj luftën”… PMTP”.