Televizioni publik i Spanjës nuk e njeh Kosovën si shtet, e transmeton ndryshe emrin e dardanëve

Ndeshja Spanjë-Kosovë nuk ka mundur ta lërë dot jashtë politikën. Përlasje kanë lindur mes Federatave të dy shteteve për shkak të faktit se qeveria spanjolle nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. UEFA garantoi se sfida do të luhej sipas rregullave të FIFA-s, ku nuk do të mohohej himni apo flamuri, por nga ana tjetër federata andaluziane nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e kundërshtarit të radhës.

Madje edhe televizioni publik i Spanjës, RTE, do e transmetojë ndryshe këtë përballje. Në dy ndeshjet e para, televizioni në fjalë i ka bërë promocionin sipas emrave të Kombëtareve që do të zbrisnin në fushë, ndërsa këtë herë ka zgjedhur ta promovojë si Spanjë-Federata e Futbollit të Kosovës. Në këtë mënyrë shmang njohjen e dardanëve si shtet, por i quaj thjesht një përfaqësuese futbolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *