“E turpshme, nuk ka çështe Kamberi”, Edi Reja sqaron zërat për sulmuesin: Media shqiptare humb besueshmërinë

Pasi zhvilloi dy përballjet kundër Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria ka udhëtuar në San Marino për të luajtur edhe ndeshjen e fundit të muajit mars. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë në këto kualifikuese të Botërorit, ndërsa njëkohësisht duhet edhe një goleadë. Jo vetëm për të heshtur kritikët pas ndeshjes me Andorrën, por edhe për të rregulluar statistikat në grup. I pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme ishte edhe trajneri Reja që ka diskutuar shumëçka para këtij takimi:

“Më vjen keq që kanë qarkulluar lajme të tilla. Është dicka e turpshme. Nuk ka një cështje Kamberi. Më kanë informuar që ka gazeta shqiptare që kanë raportuar një gjë të tillë, por nuk është e vërtetë. Kamberi i është nënshtruar analizave mjekësore. Është futur në eko, por ka thënë që ndjen dhimbje gjithë kohës. E futa në nxemje para Anglisë, na tha që kishte dhimbje. Kështu që nuk nund ta aktivizonim. Lojtari është këtu me ne, besoj e keni parë në San Marino. Do kthehet te klubi, sepse nuk është në gjendje të luajë. Është për të ardhur keq. Media shqiptare humbet pak besueshmërinë në këtë rast.

Atmosfera pas humbjes është gjithmonë njësoj. Na vjen keq, sepse bëmë një lojë të mirë përballë një rivali si Anglia. Nuk dolëm në lojën tonë, sepse e kishim menduar ti zinim me kundërsulme. Por edhe Anglia nuk bëri dicka të madhe në pjesën e parë. Nuk bëri shumë goditje në portë.

Mundësitë i kanë të gjithë për të luajtur. Nuk kam ndërmend të bëj aspak eksperimente. Do të mbështetem te lojtarët që kam më shumë besim. Do të luajë Strakosha. Kur luan Berisha kapiteni është ai, kur nuk luan Berisha kapiten është Hysaj. Për mua janë dy portierë shumë të mirë dhe të vënë në vështirësi, sepse unë duhet të zgjedh mes tyre. Por përpiqem herë pas here të krijoj hapësira dhe të bëj një farë rotacioni. Meqë janë të dy në formë të mirë nesër do të luaj me Strakoshën.

Moduli i lojës do të varet nga lojtarët që do të vendos për të hedhur në fushë. Duhet të jemi të ekuilibruar si në fazën mbrojtëse edhe në sulm. Unë shpresoj që të bëjmë dicka më shumë në fazën sulmuese se sa bëmë kundër Anglisë. Kam 4 lojtar për repartin sulmues. Kam 2 lojtarë për rol dhe duhet të zgjedh ata që janë më në formë. Do i shoh në stërvitje dhe nesër e pastaj do vendos. Ndonjëherë në ndeshje të tilla edhe lojtarët që vijnë nga stoli si zëvendësues janë më të rëndësishëm. Por ende nuk kam marrë një vendim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online