Telashet fillojnë pas Shqipërisë! Po kalon një super moment në Serinë A, Empoli mund të lërë në stol Etrit Berishën

Etrit Berisha po kalon një super moment te Empoli. Portieri shqiptar është kthyer protagonist te kjo skuadër me pritjet e tij, pavarësisht rezultateve jo të mira të arritura nga kjo skuadër. Por telashet e vërteta për Etritin do të fillojnë pas Shqipërisë.

Në momentin kur Kombëtaren do të lënë skenën e futbollit dhe klubet do të rikthehen, Empoli gjen portierin e saj, Elia Caprile. Ky i fundit pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë për një kohë të gjatë dhe ishte pikërisht kjo arsyeja se pse Empoli nënshkroi me Berishën, pasi Caprile është projektuar si portieri titullar.

Derbi kundër Fiorentinës në 23 tetor do të shoh Elia Caprilen dhe Etrit Berishën që të luftojnë për një vend titullari. Nëse Andreazoli do të vazhdojë me mendimin e parë të klubit, Berisha do të jetë alternativa e dytë. Megjithatë paraqitjet fantastike të shqiptarit mund të ndryshojnë të gjitha planet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *