Telashe në horizont për Interin, falsifikimi i firmës bie poshtë dhe presidenti Zhang duhet të paguajë 255 milionë dollarë borxhe

Interi po kalon një moment të mirë në aspektin sportiv, por telashe kanë nisur të shfaqen në horizont. Presidenti Zhang ka humbur gjyqin në Hong Kong dhe tashmë duhet të paguajë një shifër prej 255 milionë dollarësh. Zhang në fakt ka garantuar rifinancimin e 255 milionë dollarëve të huave dhe detyrimeve të nënshkruara në vitin 2020, në një operacion të përfunduar me China Construction Bank  Corporation Limited në favor të Great Matrix Ltd, një kompani e zotëruar tërësisht nga vetë Zhang.

Ky i fundit hodhi poshtë rrjedhën e procedurës. Në mbrojtjen e tij, Zhang pretendoi se nënshkrimet në dokumentet e garancisë së rifinancimit ishin të falsifikuara dhe se ai nuk ishte në dijeni të rifinancimit, një pretendim që gjyqtari e hodhi poshtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online