Te Vllaznia erdhi dhe bëri zhurmë si të kishte shpikur futbollin! Brdariç gjen punë në Gjermani, përfundon trajner në kampionatet…rajonale

Thomas Brdaric është gati për të marrë detyrën e re si trajner në Gjermani. “RP” ka bërë të ditur se gjermani do të marrë ekipin e SV Straelen. Bëhet fjalë për një skuadër që i përket kampionateve rajonale dhe ndodhet në kategorinë e katërt të futbollit gjerman.

Padyshim që kjo cilësohet një ulje e madhe në karrierën e Brdariç. Së fundmi trajneri ishte pjesë e Vllaznisë, ku shpeshherë ka krijuar zhurmë të madhe dhe gjithmonë është krenuar me arritjet e tij, si të kishte shpikur futbollin. Por ekipi i ri tregon padyshim edhe stekën e ulur të Brdaric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *