Sot është mbajtur Asambleja e Ligës së Serisë A, e cila përbëhet nga 20 klube të nivelit elitar të futbollit italian. Asambleja diskutoi propozimin për uljen e numrit të klubeve në Serinë A, të mbështetur nga Interi, Milani dhe Juventusi. Megjithatë, ai propozim u refuzua.
Sigurisht që gjigantët e futbollit italian nuk do të pajtohen lehtë me këtë vendim dhe sigurisht do të vazhdojnë të lobojnë për miratimin e tij, por mund të thuhet se sot shanset janë shumëzuar me zero. Përfaqësuesit e klubeve të lartpërmendura, pra gjigantët e klubeve italiane, kanë lobuar muajt e fundit për të ulur numrin e klubeve në Serie A nga 20 ekipe në 18 ekipe.
Mirëpo, lobimi i tyre nuk dha rezultate, pra Asambleja e Ligës së Serisë A e hodhi poshtë me shumicë votash një propozim të tillë. Nga 20 ekipet me të drejtë vote, 16 prej tyre ishin kundër këtij propozimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/