Të veçantat/ Një ndeshje më vete jashtë fushe, tifozerisë dhuruan spektakël

Pas ndeshjes së djeshme në Korçë, drejtori i të kuqve, Olsi Rama, shkon te presidenti i Skënderbeut dhe e uron. Starova kapet me gjyqtarët dhe tifozët

Leonard Trebicka

Ndoshta ndeshja Skënderbeu-Partizani nuk u ngjit në nivelin e duhur në fushë, por kjo sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ka pasur të veçantat e saj, si gjithmonë. Momenti interesant ishte ai pas përfundimit të takimit, kur drejtori i përgjithshëm i klubit të kuqve, Olsi Rama, shkoi te presidenti Ardjan Takaj, i dha dorën dhe e uroi për fitoren. Ra në sy mungesa e presidentit të Partizanit, Gaz Demit, ndërkohë që të kuqtë në fund janë larguar sërish kokulur nga Korça, pasi mbeten në vend të 6-të dhe kanë një diferencë prej 21 pikësh nga Skënderbeu i vendit të parë. Ja episodet e veçanta të ndeshjes së djeshme në Korçë:

– Takimin e djeshëm e ndoqën rreth 6 mijë tifozë, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit Skënderbeu. Temperaturat ishin në rreth 5 gradë, mëse normale në këtë stinë dimri. Më shumë se 1 orë përpara tifozët korçarë filluan të futeshin në stadium, ku tribuna C e ultrasve ishte mbushur 30 minuta para ndeshjes.

– Tifozët e Partizanit mbërritën 30 minuta përpara startit të ndeshjes dhe u vendosën në tribunën E. Ishin rreth 300 tifozë, mjaft aktivë në mbështetje të skuadrës së zemrës.

– Në tribunën e tifozëve miq ra në sy një banderolë, ku shkruhej: PMTP Guerrils 1946. Nuk kanë munguar flamujt gjigantë, që janë valëvitur gjatë gjithë kohës.

– Ultrasit e Skënderbeut kishin përgatitur një koreografi speciale, që u shpalos sapo lojtarët dolën në fushë. Për më shumë se 2 minuta mediet ishin fokusuar te kjo koreografi.

– Tribuna e stadiumit Skënderbeu ishte e tejmbushur me personalitete. Përkrah presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takajt, ishin zv/presidenti Arlind Boshku, administratori Gerhard Takaj dhe drejtori sportiv Haris Fakiç. Ishin gjithashtu në tribunë deputeti Ervin Salianji, i shoqëruar nga Andrea Mano, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, dekani Gjergji Mero e shumë të tjerë.

– Binte në sy mungesa e presidentit të Partizanit, Gaz Demi, kurse drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, i cili ishte pak metra larg presidentit të korçarëve. Pas mbylljes së ndeshjes ai nuk ka nguruar të urojë presidentin Ardjan Takaj për fitoren.

– Rikthehej pas shumë muajsh në Korçë gjyqtari Enea Jorgji, i cili ishte gjyqtar i katërt. Është sharë shumë herë në kor, pasi korçarët nuk e harrojnë atë që Jorgji bëri sezonin e kaluar me Skënderbeun në Kukës.

– Kapiteni Orges Shehi dje ka shkuar disa herë te tifozët korçarë. Gjyqtari Andi Koçi e porositi disa herë të ulte ritmin e sharjeve, por tifozët e kanë pasur gjithë inatin me Partizanin dhe nuk reshtën në asnjë moment.

– Tifozët e Partizanit, në minutën e 51-të, e ndezën flakë pjesën veriore të stadiumit, duke hedhur tymuese pa fund. Ndërhyri menjëherë policia dhe ndeshja nuk u ndërpre, pasi tymi nuk arriti të futej shkonte deri te fusha.

– Trajneri Sulejman Starova dje është rikthyer në stol pas pezullimit. Gjatë 90 minutave ai është kapur shumë herë me gjyqtarin Koçi, anësorin Lamaj dhe gjyqtarin e 4-t Jorgji. Në ndonjë rast edhe ka ulëritur. Por disa herë Starova ka debatuar edhe me tifozët në tribunën qendrore. Në disa momente ai bënte me shenjë se do të fitonte Partizani 2-0, por duket se ka gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online