Të veçantat nga Korça/ Stadium plot, parulla e ngacmime. tifozët e Flamurtarit solidarizohen me Osmanin

– Takimin e mbrëmshëm në Korçë e kanë ndjekur më shumë se 5 mijë tifozë, një shifër kjo rekord për Superioren shqiptare në këtë sezon.

– Skënderbeu pas fitores së djeshme thuajse “vret” kampionatin, pasi diferenca me vendin e dytë vlonjatët shkon në 11 pikë, ndërkohë që me Kukësin e vendit të tretë 14 pikë dhe pavarësisht se ka edhe 17 javë deri në fund është skuadra më pranë titullit.

– Rreth 50 tifozë nga Vlora kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, teksa të gjithë u vendosën në Tribunën E ku shpalosën edhe banderolën: “Flota Kuqezi” dhe e mbështetën maksimalisht gjatë gjithë 90-minutëshit ekipin e tyre të zemrës. Edhe prej tyre pati duartrokitje, kur ambulanca transportoi me urgjencë mes spitalit vëllain e Osmanit.

– “Ujqërit e dëborës” edhe dje ishin të organizuar, teksa në tribunën C kanë përkrahur pa fund ekipin e tyre duke ndezur në disa momente edhe flakadanë.

– Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi dje mbërriti një orë përpara në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” dhe u takua me homologun e tij, Takaj, teksa e kanë ndjekur të dy ndeshjen deri në vërshëllimën e fundit. Në fund të dy presidentët i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe janë larguar nga stadium, teksa Takaj ka mbetur më i kënaqur në fund me fitoren e të tijve.

– Përveç presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, dje nuk kanë munguar në tribunën VIP as kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, zv/presidenti Arlind Boshku, administrator, Gerhard Takaj, Drejtori Sportiv Haris Fakiç, apo edhe ish-deputetët e Korçës, Ridvan Bode dhe Gjergji Papa.

– Ndeshjen e ndoqi edhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze, i cili nuk u nda nga Takajn e Idrizi.

– Jo pak, por mbi 15 gazetarë nga Vlora kanë qenë dje mysafirë në tribunën qendrore, ndërkohë që gazetarët korçarë tregohen bujarë dhe u lëshojnë vendet miqve të tyre.

– Në pjesën e parë tifozët korçarë kishin shpalosur një banderolë enkas për Flamurtarin në të cilën shkruhej: “Vazhdojnë ëndrrat tek krevati, Barcelona, Beogradi. Europën nuk shikoni, kampionatin ta harroni.”

– Një herë në pjesën e parë dhe po ashtu në pjesën e dytë gjyqtari Andi Koçi ndali lojën për shkak të sharjeve të tifozëve në shkallët e stadiumit dhe në të dy momentet dërgoi Shehin te tribuna C për të qetësuar ultrasit.

– Flamurtari me humbjen e djeshme në Korçë shënon humbjen e 14-të radhazi në stadiumin “Skënderbeu” për kampionat.

– Në momentet e fundit të ndeshjes, pas shtatë minutave shtesë që dha gjyqtari i katërt, ka pasur një amulli me ndërrimet, teksa korçarët duke mos ditur se edhe sa shtesë kishin mbetur, nxorrën për ndërrim edhe Fidan Alitin, por ky ndërrim nuk u bë për shkak se për Andi Koçin gjithçka kishte përfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online