Ëngjëll Hoti është pjesë e panelit në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”. Futbollisti i Partizanit ka qenë vendimtar me golat e tij, duke dhënë kontributin e tij edhe nga stoli. Hoti tregon se pozicioni i tij i preferuar është ai pas sulmuesit kryesor, si dhe shprehet se atmosfera në kampin e kuq është mjaft e mirë, pasi lojtarët shoqërohen së bashku edhe jashtë fushave të lojës.
“Unë kam qejf të luaj pas sulmuesit si “10”-sh, ose kur është skema 4-3-3 si “8”-sh. Kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Kam dy vite që luaj në Kosovë. Në Gjermani kam luajtur deri me U17, U18. Ishte pak vështirë të bëja hapin e madh atje. Është kënaqësi të luaj për Kosovën, ose për Shqipërinë. Familja jeton në Gjermani, por është nga Kosova.
Edhe vjet kemi pasur një ekip shumë të mirë. Si grup kemi qenë fantastik. Pas stërvitjes dilnim dhe hanim bashkë. Vjet ishim 10 (që dilnim bashkë), sivjet 4-5. Të them të drejtë në të dy vendet kam pasur atmosferë të mirë. Atje kam pasur një shok, Limajn, që ishte edhe ai nga Gjermania. Edhe me Seferin kam shkuar mirë. Te Tirana dilnim gjysma e ekipit bashkë. Por edhe këtu kemi një super atmosferë. Marrëdhënia me rrjetet sociale dhe telefonat? Ne kemi 100 euro gjobë. Kush prek celularin, merr gjobë”, ka thënë Ëngëll Hoti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/