“Të shtunën djegim Tironën”, Tirona Fanatics dhe Shvercerat rikthehen në stadium për Kombëtaren: Mall i madh për të kënduar për kombin

“Tirona Fanatics” ka konfirmuar prezencën në stadiumin “Air Albania” për përballjen kundër Moldavisë. Ultrasit bardheblu mungonin prej një kohe të gjatë në ndeshjet e Kombtares, por kanë zgjedhur që mungesës së tyre t’i japin fund në 17 qershor. “Tirona Fanatics” ka lajmëruar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se së bashku me “Shvercerat” do të jetë në “Air Albania” për të brohoritur për Kombëtaren shqiptare.

“Elita e tifozerisë, në mbrojtje të Shqipërisë. Fanatics dhe Shvercerat rikthehen të shtunën në tribuna në mbështetje të Kombëtares Shqiptare. Spektakli që i ka munguar stadiumit sa herë luan kombëtarja tani rikthehet këtë të shtunë. Mungesa ka qenë e gjatë edhe e madhe po kjo jo për fajin tonë. E po aq i madh është dhe malli për të kënduar për kombin tonë krahë për krahë ashtu siç na ka hije.

TR-SHK, më të fortë e më të bashkuar se kurrë! Të shtunën, për Shqipërinë për spektaklin e rradhës në “Air Albania”. Detajet për organizimin deri ditën e ndeshjes do ti gjeni në vazhdim tek faqet respektive të tëvdy tifogrupeve! Të shtunën djegim Tironën, për Shqipërinë për IDEALIN! Të duam…përgjithmonë 06&89 deri në fund”, ka njoftuar grupimi “Tirona Fanatics”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *