Te Shqipëria mërziten për barazimin, lojtari i Islandës ndan mendim tjetër: Duhej ta kishim fituar ne këtë ndeshje, ne kishim rastet më të mira

Johanesson nuk është aspak i lumtur pas barazimit të Islandës me Shqipërinë. Futbollisti islandez është shprehur se ndaj kuqezinjëve duhej të arrihej fitorja pasi nuk munguan rastet. Megjithëse te Kombëtarja Shqiptare janë të mërzitur pas 90 minutave, e njëjta situatë paraqitet edhe te vendasit.

“Pjesa e parë ishte një kapitull që ne nuk jemi të kënaqur me veten. Mendoj se kemi pasur shanse më të mirë dhe duhej ta fitonim këtë ndeshje. Isha pak i lodhur në fundin e takimit pasi kam qenë i sëmurë”, tha Johaneson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online