Xhanluigji Donaruma është një nga portierët më premtues të momentit dhe shumë specialistë të futbollit e konsiderojnë më të mirin në Serie A. Me pritjet e tij ka dhënë një kontribut për ecurinë fantastike të Milanit, megjithëse e ardhmja e tij me ngjyrat kuqezi mbetet ende e paqartë. Gardiani italian nuk ka rinovuar ende me “djajtë”, duke lënë të hapur kështu nëj mundësi për largim.
Këtë vendim i sugjeron edhe një nga legjendat e portës, Iker Kasijas. Ish-portieri spanjoll këshillon Donaruman përmes faqes së tij zyrtare në “Twitter”, ku shkruan: “Për mendimin tim, Donaruma duhet të luajë për një klub me më tepër tradita. Gabimi im! Milani ka traditë. E kam fjalën për më tepër arritje në Europë për momentin”.
Fjalë këto që shkojnë si një thumb për kuqezinjtë, të cilët ndoshta nuk e presin mirë këtë deklaratë. Skuadra e udhëhequr nga Pioli po bën një sezon të shkëlqyer në Serie A dhe me këto ritme bashkimi me Champions League nuk do të jetë i largët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A mi juicio, Donnarumma debería jugar en un club con más solera. Error mío!! AC Milán tiene solera. Me refiero a más cache en Europa ahora mismo. Good night everyone!! See you tomorrow. Maybe….
— Iker Casillas (@IkerCasillas) January 10, 2021