“Te Sasuoloja sepse në verë luhet Europiani”, menaxheri shpjegon planet e Kumbullës: E ka lënë derën të hapur te Roma

Xhani Vitali ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoëeb.com”. Menaxheri i Marash Kumbullës ka folur gjerësisht për situatën e lojtarit shqiptar. Ai ka shpjeguar arsyet përse mbrojtësi 24-vjeçar zgjodhi Sasuolon dhe planet e tij për të ardhmen. Vitali ka thënë se Kumbulla u transferua drejt Sasuolos për të fituar minuta, të cilat i nevojiten për të siguruar ftesën e Silvinjos për në Euro 2024. Sa i përket të ardhmes, menaxheri Italian shprehet se Kumbulla është një lojtar i Romës dhe ka një kontratë afatgjatë me ta.

“Ai e vendos gjithmonë skuadrën para vetes. Objektivi i parë është të ndihmojë Sasuolon të shpëtojë (nga rënia në Serinë B). Ai personalisht dëshiron të kthehet në fushë dhe të kthehet në formë, edhe sepse në verë ka Kampionatin Europian, një ngjarje e cila është veçanërisht e rëndësishme.

Zgjedhja për të ardhur në Sasuolo ishte një zgjedhje sportive. Në këtë moment duhet të mendosh për Sasuolon, objektivat e Sasuolos dhe për të luajtur mirë me Sasuolon. Më pas, ai është në pronësi të Romës. Ky nuk është sekret. Ai ka ende një kontratë të gjatë. Ka lënë një derë paksa të hapur që do të rihapet. Por tani ai nuk po mendon se çfarë do të ndodhë me Romën gjatë rrugës. Është i përqendruar vetëm te Sasuoloja”, ka deklaruar Xhani Vitali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online