Të paprekshmit e Partizanit të kenë kujdes, Sormani: Surprizat janë menuja e ditës, shihni Ylber Ramadanin

Sormani është prezantuar te Partizani si trajneri i ri ekipit dhe të gjithë kanë kureshtjen për të parë fytyrën e re të skuadrës. Disa ndryshime priten në skuadër, të paralajmëruara edhe nga vetë tekniku.

Në intervistën e gjatë të dhënë për “RTSH Sport”, është sjellë në kujtesë edhe rasti i Ylber Ramadanit. Ky i fundit nuk llogaritej te Partizani derisa me Sormanin u kthye në pikën më të rëndësishme të ekipit. Kjo mund të shërbejë si një pikënisje për punën dhe të ardhmen e re që do të shohim te Partizani.

“Marrëveshja ishte e kërkuar dhe e dëshiruar, në bashkëpunim me drejtorin Olsi Rama dhe presidentin Gaz Demi. Kemi patur një vlerësim reciprok ndaj njëri tjetrit edhe në të shkuarën. Kjo bëri, sipas meje që të kishte vullnet dypalësh për të vazhduar, ndoshta, një projekt që u ndërpre në mes dikur.

Në të menduarit mbi futbollin ka ndryshuar vetëm pak, në kuptimin që unë e konsideroj veten si një trajner që kërkon një skuadër e cila luan futboll, imponon lojën, një skuadër që ka një filozofi, në këtë këndvështrim ka ndryshuar fare pak, sepse ideja ka mbetur e njëjta. Në anën tjetër tani mund të them që kam një tjetër vizion, si pasojë e eksperiencës së shtuar në vende të tjera, për më tepër unë në çdo vend që shkoj, di të vlerësoj pjesën më të mirë që ai mund të më japë, duke qenë i ndërgjegjshëm se jam si një mik i ftuar. Eshtë shumë e rëndësishme të kuptohen edhe nevojat e vendit ku je. Këtë e kam vlerësuar menjëherë, por me kalimin kohës kupton gjithnjë e më shumë që është bukur të kesh eksperienca në vende të ndryshme. Që të mundësojnë të rritesh në të gjitha drejtimet.

Ka ndryshuar mbi të gjitha një gjë thelbësore, sepse është kampioni në fuqi dhe si i tillë është e qartë se është një nder i madh dhe në një tjetër kuptim duhet ruajtur ky stof. Dua të theksoj se gjëja më e rëndësishme sipas meje, është ajo që klubi është strukturuar në mënyrë më të fortë, më konkurruese, më të organizuar. Projekti i presidentit Demi për të përfunduar qendrën sportive dhe stadiumin e vet për mua është një sinjal shumë i fortë i një personi ambicioz që ka projekte dhe që do të thotë se nuk jeton vetëm për të tashmen, por jeton me idenë e projektimit për ndërtimin e diçkaje të rëndësishme. Është një vizion që mendoj se duhet ta kenë edhe tifozët, pra që është e rëndësishme të fitosh, por nëse më pas nuk investon, nuk arrin ti japësh vazhdimësinë projektit tënd.

Kam parë disa ndeshje, kështu që i njoh lojtarët. Disa i kam patur nën drejtim, disa i kam parë të luajnë. Nuk i njoh personalisht, dhe kam atë vizionin trajnerit, por është puna e përditshme ajo që të mundëson ti njohësh më pas nga afër, më së shumti në aspektin karakterial të lojtarit që është gjëja më e rëndësishme sipas meje.

Ne njihemi pak. Për mua skuadra është një bashkësi, një gjë e vetme, kështu pikat e forta apo të dobëta, janë aftësia e grupit për tu bërë një i vetëm dhe nuk ka të bëjë me individualitetet. Për mua gjëja më e rëndësishme mbetet ajo e të luajturit si skuadër, e të ndihmuarit të njëri – tjetrit në çdo moment. Kjo është vendimtare. Në qoftë se do të jesh kampion është thelbësore të luash në këtë mënyrë. Për ndryshime në skuadër kemi folur në përgjithësi me klubin, por unë nuk do të doja të gjykoja pa i parë dhe testuar vetë lojtarët. Nuk mund të them që për mua ky lojtar është thelbësor, apo ky tjetri nuk më duhet, sepse sipas meje në futboll surprizat janë gjithnjë në menunë e ditës.

Kujtoni shembullin e Ramadanit, i cili kur erdha në fillim nuk konsiderohej ende gati, por më pas u kuptua potenciali i tij dhe tashmë ai është një lojtar i kombëtares. Gjithnjë varet nga këndvështrimi, nga syri i ndryshëm sesi i sheh gjërat”, ka thënë Sormani. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online