“Të paktën fitoi Champions”/ Liverpool i vë çmimin Shaqirit, tifozët kënaqen me të bërit biznes të mirë

0

Në Angli e quajnë të mbyllur, Xherdan Shaqiri largohet në verë. I cilësuar si mjaft i mirë për të qendruar në stol, Liverpool ka nxjerr zyrtarisht në shitje sulmuesin shqiptar. Nisur nga fakt edhe që Salah,Firmino dhe Mane nuk kanë shfaqur asnjëherë dyshime në fushën e lojës duke blinduar vendin e titullarit. Në këtë mënyrë të kuqtë kanë apur krahët për 28 milion paund që pritet të sjell Shaqiri në verë.

Të paktën për tifozët ku nuk ishte aspak një lajm i keq pasi klubi i tyre e bleu Shaqirin nga Stoke City për vetëm 13 milion paund. Një biznes i mirë sipas tifozve të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë në rrjete sociale. Madje disa të tjerë e ngushëllojnë me faktin se Shaqiri arriti të fitojë një trofe Championsi dhe më shumë gjasa të largohet edhe më një titullkampion. Ndërkohë sulmuesi duhet të shohë nga Sevilia ose Roma për një aventurë të re./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.