Xhuliano Skuka ishte heroi i Partizanit kundër Tiranës. Ky sulmues po vazhdon që të shkëlqejë dhe arriti që të shënonte edhe në derbi, në atë fitore 1-0 për të kuqtë. Pas ndeshjes, Andi Lila i ka dhënë një kritikë Skukës teksa ishte në intervistë:
“Unë e njoh herët Skukën, e njoh që kur ishte 18-vjeç. E ka thërritur edhe Kombëtarja, është një lojtar me cilësi jashtëzakonisht shumë të mira. Por nuk mund të rrija pa ia thënë, kam parë në disa sjellje që po tregohet pak mendjemadh”, tha Lila.
Nga ana tjetër, Skuka u përgjigj: “Këto kritika i pres mirë, Andi ka një karrierë të madhe. Nuk e di për shenjat e mendjemadhësisë, nuk i kam treguar ndonjëherë. Po e kam më mirë kur më kritikojnë sesa kur më lavdërojnë”, tha Skuka. /Sport Ekspres/