Armando Broja ka kaluar te Evertoni, por pritet të mungojë për 3 muaj për shkak të një dëmtimi me Chelsea në turin veror. Një tjetër pengesë për shqiptarin që nuk i lejohet të shkelë fushën e blertë, ndërsa tifozët shqiptarë janë jo pak të frikësuar për të ardhmen e tij pas këtyre dëmtimeve të shpeshta. I ftuar në emisionin Koha Shtesë, gazetari Besmir Topalli, ka uruar që Broja të mos ketë fatin e Hazard. (Ndiqni më poshtë emisionin e plot)
“Shpresoj që Broja të mos jetë rasti i Eden Hazard. Hazard pësoi një dëmtim, kaloi te Reali dhe më pas dëmtimet e ndoqën rresht. Kthehej në 1-2 ndeshje dhe pastaj dëmtohej prapë. Uroj të mos i ndodh edhe Brojës se do të ishte shumë fatale. Deri tani ky ka qenë rasti, Broja është dëmtuar shumë në këto kohët e fundit si me Chelsea dhe me Kombëtaren.
Cikalleshi dhe Gjasula kanë marrë një vendim të goditur duke u larguar nga Kombëtarja, për t’i dhënë hapësirë të rinjëve. E njëjta gjë pritet edhe nga Berisha, tani mendoj se ka ardhur koha edhe për Elseid Hysajn. Ka dhënë shumë kontribut për Shqipërinë, por është koha për t’i lënë vendin të rinjëve. Duhet t’i hap rrugën edhe Balliut, Balliu nuk është aq i ri në moshë, por të ketë kohën e tij dhe pas 3-4 vitesh edhe Balliu të hap rrugën për lojtarët e tjerë të rinjë”, tha Besmiri. /Sport Ekspres/