Rafael Leao, 23-vjeçari portugez, është lojtari më i kërkuar i Milanit, por drejtuesit e ekipit të San Siros po marrin frymë të lehtësuar pas bisedimeve të fundit me të.
Mesfushori ishte i bindur të nënshkruante një zgjatje të kontratës pasi Milani garantoi se do të paguante gjobën e madhe prej 19 milionë euro që portugez i detyrohet ish-klubit të tij, Sporting nga Lisbona.
Rafael Leao ka pranuar verbalisht edhe kushtet e reja të kontratës, ka bërë të ditur gazetari Matteo Moretto, i cili pretendon se mesfushori do të bëhet një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Vjeshtën e kaluar, Milani propozoi një pagë katër herë më të lartë, nga 1.5 milionë euro në gjashtë milionë, por më pas Leao nuk pranoi dhe kërkoi tetë milionë.
Tani Milani dhe Leao kanë rënë dakord dhe paga e tij duhet të jetë rreth 7 milionë euro e gjysmë, përfshirë edhe bonuset. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/