“Lumturia matet me ndeshjet e luajtura“, agjenti i Kumbullës tregon raportin me Murinjon: Me atë ose ia mbath, ose…

Xhani Vitali ka dhënë një intervistë të gjatë për “Tuttomercatoweb”-in së fundmi. Menaxheri i Marash Kumbullës ka diskutuar edhe për mbrojtësin shqiptar, për të cilin është pyetur pikërisht për raportin që ka me Murinjon. Vitali ka lënë të kuptohet se Kumbulla nuk është i kënaqur me hapësirat që ka pasur nën drejtimin e portugezit, por nga ana tjetër qartëson se 23-vjeçari zgjodhi të qendronte në Romë dhe jo t’ja mbathte.

“Lumturia apo kënaqësia matet shpesh në bazë të ndeshjeve të luajtura. Është normale që një futbollist të dëshirojë sa më shumë që të jetë e mundur, por ai është i vetëdijshëm që duke jetuar kështu. Kjo përvojë mund t’i japë shumë. Ai ka një trajner si Murinjo dhe është në një vend të vështirë si Roma, dhe vështirësitë përballohen në dy mënyra: ose ia mbath, si pjesë e shtypit të hipotezuar në verë, ose ndryshe rri dhe përfshihesh, siç bëri ai”, ka thënë Xhani Vitali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online