“Të më thonin se Hysaj është më i fortë”/ Luliç i bën ironi Tares në media: Rinove ekipin me një… 34-vjeçar

Senad Luliç dhe Igli Tare janë përfshirë në një debat mediatic ditët e fundit. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, boshnjaku ka treguar gjithë kritikat e tij për klubin e Lacios dhe për drejtorin sportiv shqiptar. Kritika këto që kanë marrë përgjigjen e Tares në po të njëjtën gazetë. Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shpjeguar se bardhekaltrit dëshironin të rinonin e ekipin dhe nga ana tjetër akuzon lojtarin se nuk pranoi të dëgjonte arsyetimin e tij përmes telefonit. Replikat kanë vijuar, me Luliç që nuk ka nguruar ti bëjë ironi me faktin se projekti për të rinuar Lacion u pasua me afrimin e një 34-vjeçari si Pedro.

“Mendoj se largimi im është vendosur më parë. Në futboll i hidhet faji të tjerëve. Në fund, ndodhi që Sarri nuk më donte, por mendoj se nuk kishte të bënte me të. Mund të më thonin se: ‘Hysaj është më i fortë, nuk na duhesh më’. Po, ata u rinuan. Pastaj Pedro erdhi në ekipin më të vjetër të Serisë A”, ka thënë Senad Luliç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *