Të mbrohesh ndaj Realit është mision i pamundur, Klop dorëzohet përpara kohe: Nëse i mbron të tre sulmuesit, atëherë Kros gjuan nga 25 jardë

Jurgen Klop ka hequr dorë nga taktikat mbrojtëse kundër Realit të Madridit. Duket se të mbrohesh ndaj tyre është një mision i pamundur për trajnerin gjerman, që e ka kuptuar në finalet e humbura përballë madrilenëve. Klopi dorëzohet përpara kohe dhe shpjegon në konferencën për shtyp përse nuk mund të mbulosh lojtarët e Realit.

“Nëse mund të mbrosh Viniciusin si duhet, atëherë është Benzemaja. Nëse e mbulon edhe atë si duhet, atëherë është Valverde, ose Rodrigo, ose dikush tjetër. Nëse arrin të mbrohesh nga të tre, atëherë Toni Krosi gjuan topin nga 25 jardë në cepin e largët. Luka Modriçi ka një ide dhe e zbaton. Tçuameni gjuan topin nga 25 jardë ose mbërrin në zonë dhe e godet me kokë”, ka thënë Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online