Jurgen Klop ka hequr dorë nga taktikat mbrojtëse kundër Realit të Madridit. Duket se të mbrohesh ndaj tyre është një mision i pamundur për trajnerin gjerman, që e ka kuptuar në finalet e humbura përballë madrilenëve. Klopi dorëzohet përpara kohe dhe shpjegon në konferencën për shtyp përse nuk mund të mbulosh lojtarët e Realit.
“Nëse mund të mbrosh Viniciusin si duhet, atëherë është Benzemaja. Nëse e mbulon edhe atë si duhet, atëherë është Valverde, ose Rodrigo, ose dikush tjetër. Nëse arrin të mbrohesh nga të tre, atëherë Toni Krosi gjuan topin nga 25 jardë në cepin e largët. Luka Modriçi ka një ide dhe e zbaton. Tçuameni gjuan topin nga 25 jardë ose mbërrin në zonë dhe e godet me kokë”, ka thënë Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/