“Të luhet, ka ekipe që synojnë Europën”, kreu i Bylisit tregohet transparent: Kam paguar vetëm ata në nevojë

Futbolli shqiptar është ndalur që prej muajit mars dhe vijon të mbetet i tillë deri në momentin kur do të shihet e arsyeshme për të zbritur sërish në fushë. Kjo ndërprerje ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike te klubet shqiptare, të cilat nuk kanë një buxhet të konsiderueshëm sa për t’i bërë ballë kësaj situate. FSHF dha ndihmën e saj për të gjithë aktorët e futbollit, ndërsa shteti refuzoi të mbështeste sportin në këtë periudhë të pazakontë.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Enkelejda Zeko në “Syri TV”, ku shpjegon situatën e vështirë në të cilën e sheh veten. Kreu i klubit mallakastriot thotë se thuajse gjithë bizneset e tij janë të bllokuara prej masave të izolimit, duke bërë që dëmi financiar për të të jetë i madh e duke mos pasur kështu mundësinë të ndihmojë ekipin e tij.

Një çështje që ka marrë vëmendjen e tij është edhe ajo e kontratave të futbollistëve, teksa shprehet se duhet arrijnë një ujdi për të likujduar lojtarët. Gjithashtu tregohet transparent dhe bën me dije se nuk i ka paguar të gjithë futbollistët e Bylisit këto dy muajt e fundit, por vetëm ata që janë në nevojë. Sa i përket kampionatit, Kapllanaj e ka të qartë se duhet çuar deri në fund, pasi këdhtu gara është më e bukur.

“Së pari uroj që të gjithë të jenë mirë nga kjo gjendje, të mos ketë asnjë të prekur me Koronavirus.
Krizën e kemi ndjerë, pasi bizneset që kam thuajse janë të bllokuara. Rreth 90 përqind e bizneseve të mia nuk funksionojnë dhe përderisa nuk funksionojnë bizneset, e kemi ndjerë shumë këtë situatë që po kalojmë. Duke mos funksionuar bizneset dhe me pezullimin e futbollit, nuk ka të ardhura nga biletat apo nga shitja e të drejtave televizive.

Jemi në një moment që s’e kishim parashikuar çdo të ndodhte dhe futbollistët kanë kontratë, ndaj duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët për t’i likujduar. Të shohim se si do të vendosin edhe klubet e tjera, për të paguar lojtarët, sidoqoftë ne e kemi një plan. Ne s’i kemi paguar futbollistët sipas kontratave që kanë, pasi dihet si ka qenë kjo periudhë, por kam ndihmuar ata që janë në nevojë. Jemi klub i vogël dhe kush ka patur nevojë i kam ndihmuar, por këto dy muaj të them të drejtën nuk kam bërë pagesa të rregullta.

Mendimi im është që kampionati të luhet, pasi aty është bukuria e futbollit. Edhe gara do jetë më e bukur, pasi janë disa ekipe që synojnë Europën apo të shmangin rënien, ashtu sikurse edhe skuadra që janë në Kategorinë e Parë duan të ngjiten në Superiore. Duke u luajtur ndeshjet, gara do të jetë më e bukur”, ka thënë Besnik Kapllanaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online