Kristjan Asllani nuk është dorëzuar pas asaj paraqitjeje të dobët kundër Real Sociedadit. Mesfushori shqiptar është aktivizuar aot kundër Salernitanës në minutën e 54-t dhe ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. I pyetur në lidhje me Asllanin, Inzagi ka thënë për mikrofonin e “DAZN”-it se të luash te Interi nuk është njësoj si të luash te Empoli. Por, trajneri i zikaltërve ka vlerësuar pozitivisht rritjen në lojë të talentit të Kombëtares shqiptare.
“Asllani? Po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë kështu. Është një lojtar që po rritet. Është e qartë që të luaj me Interin nuk është si të luash me Empolin. Por është duke u rritur jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/