Lazio humbi një nga ndeshjet më të rëndësishme këtë kampionat, atë kundër Juventusit, duke qenë kështu gjithnjë e më larg titullit kampion. Megjithatë sezoni i ardhshëm me shumë ngjasa do i gjejë në Champions League dhe për këtë arsye te bardhekaltrit kanë nisur nga puna për të formuar grupin që do të jetë gati të konkurojë në këtë kompeticion prestigjoz.
Igli Tare ka përveshur mëngët dhe po merret me objektivat e merkatos. Sipas asaj që raportohet në Itali ditën e djeshme ka pasur një takim të dytë me presidentin Setti sa i përket çështjes Kumbulla. Ndërkohë përforcime priten thuajse në të gjitha repartet, teksa pas blerjes së Escalantes me parametra zero po tentohet një tjetër afrim në mesfushë.
Gjithashtu prioritet do të ketë edhe sulmi. Aktualisht në plane është blerja e Luis Suarez, i cili luan i huazuar nga Ëatford te ekipi i Real Zaragozës. Ndërsa në rast se kjo marrëveshje nuk arrihet, atëherë plani B është futbollisti i Realit të Madridit, Borja Mayoral./Halit Delibashi-Sport Ekspres/