Erion Braçe njihet si një tifoz i flaktë i Partizanit dhe shpesh herë është aktiv në rrjetet sociale ku shprehet në lidhje me ekipin e tij të preferuar. Këtë herë në vëmendjen e tij është sjellë dyshja e “të kuqve”, Lorenc Trashi dhe Jasir Asani. Ky i fundit është i huazuar në Suedi, ndërsa kartoni i tij vijon të mbetet ende në zotërim të Partizanit. Të dy lojtarët kanë festuar ditëlindjet e tyre, Trashi ditën e sotme dhe Asani një ditë më parë. Për këtë arsye Erion Braçe ka vendosur t’i urojë futbollistët shqiptar, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social.
“Më thonë mua: Je nopran! Je arrogant! Po a ka më arrogant se këta të dy?! Të kuq po, sallaks po, individualistë po, në një krah po, të forte po, fitues po, kampionë po. Aaaaa po, paskan lindur edhe njëri pas tjetrit, dje Jasiri, sot Lorenci! I vura të dy në një foto se i desha bashkë!
Lorenc e Jasir, gëzuar ditët e lindjes! Paçi jetë e shendet, ëndrra e forcë për të qenë fitues gjithnjë.
Vjet njera u bë realitet me ju për të gjithë, por edhe për ju individualisht! Besoni më fort, punoni më fort të bëhet realitet çdo gjë!”, shkruan Erion Braçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/