“Të kujton yjet e klasit botëror”, trajneri i Legias tregon se përse e quan Muçin si…Mesi

Trajneri i Legias, Michnieëicz, nuk ka ndërmend që të ndalet me krahasimet duke e dërguar Ernest Muçin në qiellin e shtatë. Pas golit të realizuar në ndeshjen përgatitore dhe mënyrës sesi luajti pas vetëm një seance të bërë me Legian, trajneri nuk ngurroi për të thënë: “Ky është Mesi ynë”.

Shumëkush e komentoi si një deklaratë të nxituar dhe të palogjikshme për t’i dhënë këtë emërtim, pasi sulmuesi i ardhur nga Tirana nuk është parë ende në fushën e lojës gjatë një ndeshje zyrtare. Megjithatë duket se Michineëicz e ka seriozisht dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gornik ka shpjeguar gjithçka:

“Ky lojtar mund të luaj si “10”, por edhe si “9” për të ardhur në linjën e dytë. Mbiemri i Ernestit është Muçi, por ne ia ndërruam në Mesi. Kjo pasi shumë aftësi që të kujtojnë yjet e klasit botëror, lëviz i lirshëm me mbajtjen e topit, ka kreativitet dhe inteligjencë në fushë. Këtu duhet të kujtoni pak se ka bërë vetëm pak stërvitje me ne. Ka shumë kohë për të evoluar”, tha trajneri i Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online