“Të kthehem te Partizani?”! Gerhard Progni i mbyll derën me të qeshur: Si drejtor teknik ndoshta, se si futbollist “JO”

Nga Klaudio Ndreca

Gerhard Progni ka bërë një intervistë për “Fan Zone”, duke bërë edhe një rikujtim të viteve të shkuara kur ka qenë pjesë e Superiores. Kur flitet për një rikthim te Partizani, sulmuesi 33-vjeçar ia ka mbyllur derën një kalimi të tillë, duke qenë i sigurtë se nuk ka për të ndodhur. Ndërkohë që për një transferim te Skënderbeu, pengesa më e madhe sipas lojtarit është fakti se nuk mund të luajë në “Europa League” apo “Champions League”.

“Të rikthehem te Partizani? Jo, jam mirë në Kosovë. Ndoshta mund të kthehem si drejtor teknik, se si futbollist jo(qesh). Ndërkohë për Skënderbeun është problem rikthimi pasi nuk mund të luash në Europë.

Kur i kujtoj momentet e dikurshme kam bërë historinë në të gjitha klubet. Me Kukësin ne kemi kaluar 4 faza në Europë dhe ishte arritje e madhe. Pastaj edhe me Skënderbeun kemi shkuar në grupet e “Europa League”, ajo mund të jetë si kulmi. Por edhe me Flamurtarin në ato vite ne kemi luftuar për titullin kampion. Për këtë arsye nuk mund të bëjmë dot ndarje”, tha Progni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online